Për disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar
Ligji nr. 38/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 38/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 38/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007 “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 30 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 30
Dokumentimi
1. Ushtrimi i kontrollit dhe dokumentimi i tij bëhen nga organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin
29 të këtij ligji, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën
e Shqipërisë”.
2. Të drejtën e vendosjes së gjobës, si dënim administrativ kry esor, të parashikuar në nenin 34 të këtij
ligji, e kanë organet e kontrollit, të përcaktuara në nenin 29 të këtij ligji.”.
Neni 2
Neni 31 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 31
Shqyrtimi dhe ankimi
Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendi mit të strukturës përkatëse për
marrjen e masave urgjente, vendosjen e dënimit kryesor dhe dënimeve plotësuese bëhen në përputhje me ligjin
për inspektimin.”.
Neni 3
Neni 32 shfuqizohet.
Neni 4
Neni 35 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 35
Sekuestrimi dhe masat urgjente
1. Mjetet dhe pajisjet, që kanë shërbyer për kryerjen e kundërv ajtjes dhe çdo përfitim pasuror i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.