Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar
Ligji nr. 79/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 79/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7829, DATË 1.6.1994 “PËR NOTERINË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7, pas shkronjës “d” shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Masat disiplinore të parashikuara në këtë nen janë dënime administrative kryesore.”.
Neni 2
Në nenin 14, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore nga noterët në ushtrimin e funksionit të
tyre bëhet nga Ministria e Drejtësisë, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për
inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet shprehimisht në këtë ligj.”.
Neni 3
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.2.2013
Shpallur me dekretin nr. 8038, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.