Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9734, datë 14.5.2007 “Për turizmin”, të ndryshuar
Ligji nr. 76/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 76/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 76/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9734, DATË 14.5.2007 “PËR TURIZMIN”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9734, datë 14.5.2007 “Për turizmin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 12
Zyra e Shërbimit Turistik
1. Zyra e Shërbimit Turistik, më tej ZSHT, krijohet si person juridik publik dhe si strukturë buxhetore
në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin, me objekt të veprimtarisë dhënien e informacionit për turistët, për
hyrjen, shërbimet dhe lehtësitë e mundshme për vendet dhe pikat me interes për turistët dhe ushtrimin e
funksioneve të tjera që i caktohet me këtë ligj ose me akte nënligjore të dala në bazë dhe në zbatim të tij.
2. ZSHT-ja është e organizuar në degë rajonale, të shtrira në bazë qarku.
3. Struktura dhe organika e ZSHT -së miratohen me urdhër të Kryeministrit.”.
Neni 2
Neni 13 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 13
Drejtimi dhe detyrat e ZSHT-së
1. ZSHT-ja drejtohet nga drejtori, i cili emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga ministri përgjegjës për
turizmin, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
2. ZSHT-ja ka këto detyra:
a) jep informacion për turistët për vendet dhe pikat turistike, si dhe shpërndan broshura për shërbimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.