Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”
Ligji nr. 48/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 48/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9518, DATË 18.4.2006 “PËR MBROJTJEN
E TË MITURVE NGA PËRDORIMI I ALKOOLIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 11, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Dënimi me gjobë është dënim kryesor.”.
Neni 2
Neni 14 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 14
1. Për zbatimin e nenit 11 pikat 1, 2, 3 dhe 4 ngarkohet inspektorati që mbulon fushën e shëndetit.
2. Për zbatimin e nenit 11 pika 5 ngarkohet Policia Bashkiake.
3. Organet e kontrollit, sipas përcaktimit të këtij neni, bëjnë verifikimin e respektimit të kërkesave
ligjore që burojnë nga ky ligj, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin
në Republikën e Shqipërisë”.
4. Ndaj vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.
5. Ndaj vendimit të Policisë Bashkiake mund të bëhet ankim sipas legjislacionit në fuqi.
6. Ekzekutimi i gjobave bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet
administrative.”.
Neni 3
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.