Ligj

Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore

Ligji nr. 65/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
65/2026
Data e miratimit
16 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 165, 30 korrik 2026
Hyn në fuqi
14 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2026-07-30

LIGJ

Nr. 65/2026

PËR DËFTESAT TREGTARE MBI PRODUKTET BUJQËSORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për lëshimin e dëftesave tregtare mbi produktet bujqësore, të ardhshme

dhe ato të magazinuara, si instrumente financiare të garantuara me barrë siguruese, për procedurat e

regjistrimit, si dhe mënyrën e përmbushjes e të ekzekutimit të tyre.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është nxitja e financimeve në bujqësi, mundësimi i pagesave të shpejta dhe të

drejta për fermerin, si dhe krijimi i një sistemi kolaterali të produktit bujqësor të ardhshëm apo të

magazinuar.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Aplikim” është paraqitja e kërkesës online nëpërmjet portalit “e-Albania”;

2. “Dëftesë tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm” është dokumenti elektronik që

përbën titull të transferueshëm në kuptimin e ligjit nr. 62/2020, “Për tregjet e kapitalit”, që përcakton

detyrimin e pakushtëzuar të debitorit për t’i kthyer kreditorit pagesën ose livruar produktin bujqësor

e regjistruar në regjistrin elektronik e në regjistrin e barrëve siguruese;

3. “Dëftesë tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar” është dokumenti elektronik që

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.