Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar

Ligji nr. 92/2013, datë 28 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2013
Data e miratimit
28 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 19 mars 2013
Hyn në fuqi
3 prill 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2013-03-19

LIGJ

Nr. 92/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8788, DATË 7.5.2001 “PËR

ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurë se”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe

ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 dhe pas pikës 6 shtohen pikat 7 dhe 8 me këtë përmbajtje:

“4/1. “Veprimtari ekonomike” kuptohet veprimtaria e organizuar nga një organizatë jofitimprurëse,

me qëllim nxjerrjen e të ardhurave në këmbim të ofrimit të shër bimeve apo të mallrave të ofruara, për të

mundësuar misionin e organizatës, me kushtin që veprimtaria ekonomike nuk përbën qëllimin parësor të

organizatës, si dhe të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit.

7. “Grant” është ofrimi i fondeve ose i bazës materiale përmes një kontrate ose marrëveshjeje, sipas

një procedure të përcaktuar konkurrimi, për realizimin e veprim tarisë së organizatës jofitimprurëse, në

përputhje me qëllimin dhe fushën e veprimtarisë së saj, të përcaktuara në statut.

8. “Dhurim” ose “donacion” është ofrimi i fondeve ose bazës ma teriale përmes një kontrate ose

marrëveshjeje për të mbështetur realizimin e qëllimit të organizatës jofitimprurëse.”.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.