Ligj

Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 97/2013, datë 4 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 28 janar 2026.

Numri
97/2013
Data e miratimit
4 mars 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 19 mars 2013
Hyn në fuqi
3 prill 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2013-03-19

LIGJ

Nr. 97/2013

PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon veprimtarinë e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për transmetimet audiovizive lineare, transmetimet audiovizive jolineare dhe shërbimet mbështetëse të tyre. Ky ligj nuk zbatohet për median e shkruar.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Abonim” është kontrata e shërbimit, lidhur midis ofruesit të shërbimeve mediatike audiovizive me pagesë dhe marrësit të këtyre shërbimeve.

2. “Akses i kushtëzuar” është çdo masë dhe/ose rregullim teknik që mundëson marrjen në formë të kuptueshme të shërbimeve të mbrojtura, kundrejt një autorizimi individual paraprak.

3. “AMA” është Autoriteti i Mediave Audiovizive.

4. “Aparat marrës” është bashkësia e pajisjeve elektronike, që realizon marrjen dhe shfaqjen e transmetimeve audiovizive për përdoruesit dhe çdo aparat tjetër apo program i lidhur me të për këtë qëllim.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 mars 2016 · 22/2016 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 22 maj 2017 · 91/2017 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
  3. 13 prill 2023 · 30/2023 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
  4. 28 janar 2026 · 15/2026 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.