Për miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, Gmbh, nëpërmjet shoqërisë “Olg Project”, sh.p.k
Ligji nr. 95/2013, datë 4 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 95/2013
- Data e miratimit
- 4 mars 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 19 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 3 prill 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2013-03-19
LIGJ
Nr. 95/2013
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË LICENCËS PËR LOTARINË KOMBËTARE NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET I AUTORIZUAR, DHE SHOQËRISË “OESTERREICHISCHE LOTTERIEN”, GMBH, NËPËRMJET SHOQËRISË “OLG PROJECT” SHPK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet marrëveshja e licencës për lotarinë kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG Project”, sh.p.k.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.3.2013
Shpallur me dekretin nr. 8059, datë 15.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
REPUBLIKA E SHQIPËRISË NËPËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE OESTERREICHISCHE LOTTERIEN GMBH NËPËRMJET OLG PROJECT SHPK
MARRËVESHJE LICENCE
PËR “LOTARIA KOMBËTARE”
1. Palët
Kjo marrëveshje licence për “Lotarinë kombëtare” nënshkruhet sot, më ë17.12.2012], në Tiranë, Shqipëri,
ndërmjet palëve:
a) Republika e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj, emëruar në përputhje me vendimin, sikurse përshkruhet më poshtë, me adresë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Shqipëri, referuar së bashku si “Ministria”; dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.