Ligj

Për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz-Shkopet” sh.a., të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Kurum International” sh.a

Ligji nr. 94/2013, datë 4 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
94/2013
Data e miratimit
4 mars 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 5 mars 2013
Hyn në fuqi
5 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2013-03-05

LIGJ

Nr. 94/2013

PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS PËR SHITJEN E 100 PËR QIND TË AKSIONEVE TË

SHOQËRISË “HEC ULËZ-SHKOPET” SHA, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË

EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “KURUM

INTERNATIONAL” SHA

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 84 pika 4 të Kushtetu tës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet kontrata për shitjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz-Shkopet”, sh. a.,

të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energj etikës dhe shoqërisë “Kurum International”,

sh. a., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Miratuar në datën 4.3.2013

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.