Për armët
Ligji nr. 99/2013, datë 18 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 99/2013
- Data e miratimit
- 18 mars 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 3 prill 2013
- Hyn në fuqi
- 3 korrik 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2013-04-03
LIGJ
Nr. 99/2013
PËR ARMËT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe fusha e veprimit
1. Ky ligj rregullon kushtet për blerjen, mbajtjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin, tregtimin, shitjen, gjurmimin, transportimin, importimin e armëve dhe municionit për personat fizikë dhe juridikë, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe eksportimin nga Republika e Shqipërisë.
2. Me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për armatimin ushtarak, pajisjet, armët dhe municionin e dedikuar për nevojat e Forcave të Armatosura dhe të strukturave të tjera të armatosura shtetërore.
3. Nuk përfshihen në fushën e veprimit të këtij ligji veprimtaritë e import-eksportit të armëve dhe municionit të zhvilluara sipas dispozitave të ligjit nr. 9707, datë 5.4.2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Armë e zjarrit” është çdo armë e transportueshme, me tytë, që realizon, është projektuar për të realizuar ose mund të modifikohet lehtësisht për të realizuar të shtëna, plumba ose predha, me anë të një lënde plasëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.