Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 8653, datë 31.7.2000 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”

Ligji nr. 101/2013, datë 18 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
101/2013
Data e miratimit
18 mars 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 3 prill 2013
Hyn në fuqi
18 prill 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2013-04-03

LIGJ

Nr. 101/2013

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8653, DATË 31.7.2000 “PËR NDARJEN

ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1 dhe 108 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 2 të ligjit nr. 8653, 31.7.2000 “Për ndarjen administr ativo-territoriale të njësive të

qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, në pasqyrën numër VII të qarkut të Korçës, emri i

komunës “Liqenas” dhe emërtimi i qendrës “Liqenas” zëvendësohen me emërtimet “komuna Pustec”

dhe “qendra Pustec”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 18.3.2013

Shpallur me dekretin nr. 8072, datë 29.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.