Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 193, datë 3.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”
Ligji nr. 100/2013, datë 18 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 100/2013
- Data e miratimit
- 18 mars 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 3 prill 2013
- Hyn në fuqi
- 18 prill 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2013-04-03
LIGJ
Nr. 100/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 193, DATË 3.12.2009
“PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET
E HUAJA NË ÇËSHTJET PENALE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 193, datë 3.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiks ionale me autoritetet e huaja në
çështjet penale”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 5 pika 3, fjalia e tretë ndryshohet si më poshtë:
“Përkthimi kryhet nga Ministria e Drejtësisë.”.
Neni 2
Në nenin 33 pika 2, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Aktet plotësuese të paraqitura nga shteti kërkues i përcillen organit të prokurorisë, të përkthyera,
brenda 7 ditëve nga marrja e tyre.”.
Neni 3
Në nenin 72 pika 3, fjalia e tretë ndryshohet si më poshtë:
“Aktet plotësuese të paraqitura nga shteti kërkues i përcillen organit të prokurorisë, të përkthyera,
brenda 7 ditëve nga marrja e tyre.”.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 18.3.2013
Shpallur me dekretin nr. 8071, datë 29.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.