Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, financimit dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Shoqatës Rajonale për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta në Korçë (KRWM) dhe KFW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Juglindore”
Ligji nr. 102/2013, datë 25 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 102/2013
- Data e miratimit
- 25 mars 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 4 prill 2013
- Hyn në fuqi
- 19 prill 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2013-04-04
LIGJ
Nr. 102/2013
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, FINANCIMIT DHE PROJEKTIT
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E
FINANCAVE, E SHOQATËS RAJONALE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE TË NGURTA
NË KORÇË (KRWM) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT
“MENAXHIMI I MBETJEVE TË NGURTA NË SHQIPËRINË JUGLINDORE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas, financimit dhe projektit ndërm jet Republikës së
Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Shoqatës Rajonale për Menaxhimin e Mbetjeve të
Ngurta në K o r ç ë ( KRWM ) dhe K f W Frankfurt am Main për financimin e projektit “ Menaxhimi i
mbetjeve të ngurta në Shqipërinë Juglindore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.3.2013
Shpallur me dekretin nr. 8073, datë 29.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.