Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Ligji nr. 107/2013, datë 28 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 107/2013
- Data e miratimit
- 28 mars 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 15 prill 2013
- Hyn në fuqi
- 30 prill 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2013-04-15
LIGJ
Nr. 107/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet
e mëposhtme:
Neni 1
Pasqyra nr. 1 “Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi”, e përmendur në pikën
1 të nenit 9 “Tarifat tatimore”, që i bashkëlidhet ligjit, zëvendësohet me pasqyrën me të njëjtin numër dhe
titull, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Në nenin 13/3 pika 1, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) taksa mbi ndërtesën”.
Neni 3
Në nenin 21, shkronja “ll” ndryshohet si më poshtë:
“ll) shpenzimet për shërbime te knike, konsulence dhe të menaxhi mit, të faturuara nga persona të
tretë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, brenda periudhës tatimore nga tatimpaguesi.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.3.2013
Shpallur me dekretin nr. 8098, datë 12.4.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.