Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Ligji nr. 106/2013, datë 28 mars 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
106/2013
Data e miratimit
28 mars 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 15 prill 2013
Hyn në fuqi
30 prill 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2013-04-15

LIGJ

Nr. 106/2013

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN

E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 155 dhe 157 pika 3 të

Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave ven dore”, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa:

Neni 1

Në nenin 22 pika 4, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:

“ç) pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Kës hillit të Ministrave, nën

administrimin e shoqërive publike shtetërore.”.

Neni 2

Në nenin 32, në fund të pikës 2 shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

“d) taksa për zënien e hapësirës publike nuk aplikohet për hapë sirat që nuk janë në pronësi dhe

nën administrimin e pushtetit vendor.”.

Neni 3

Në fund të nenit 33 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Antenat e telefonisë celulare, si dhe çdo lloj antene tjetër transmetimi, të vëna në përputhje me

kuadrin ligjor në fuqi, nuk janë subjekt i taksave me karakter të përkohshëm.”.

Neni 4

Në nenin 35, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Nuk konsiderohen tarifa, në kuptim të këtij ligji dhe të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për

organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, tarifat e ant enave të telefonisë celulare, si dhe të çdo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.