LigjI shfuqizuar

Për disa shtesa në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar

Ligji nr. 111/2013, datë 1 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 maj 2013.

Numri
111/2013
Data e miratimit
1 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 55, 17 prill 2013
Hyn në fuqi
2 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2013-04-17

LIGJ

Nr. 111/2013

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E

SHTUAR”,TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat

e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 19 pika 1, pas numrit “25.10” shtohet numri “25.11”.

Neni 2

Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11 me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Lëndët e para në bujqësi dhe kafshët e racës

Furnizimi i lëndëve të para dhe kafshëve të racës që përdoren në bujqësi, të tilla, si plehra kimike,

pesticide, farëra, fidanë frutorë, mëshqerra racë e pastër, të imëta racë e pastër, material biologjik për ndërzim,

ushqime për kafshë, materiale për bletarinë, plastmas për bujqë sinë, makinat bujqësore të furnizuara fermerit,

si dhe furnizimi i rrjetave të peshkimit, i klasifikuar në kodet 5608 11 të NKM-së, është furnizim i

përjashtuar. Lista e lëndëve të para dhe kafshëve të racës dhe procedura e përjashtimit përcaktohen me vendim

të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Në fund të nenit 26/1 shtohet shkronja “j” me këtë përmbajtje:

“j) Importimi i lëndëve të para dhe kafshëve të racës që përdoren në bujqësi, të tilla si plehra kimike,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 maj 2013 · 142/2013 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 111/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.