Ligj

Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 109/2013, datë 1 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
109/2013
Data e miratimit
1 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 55, 17 prill 2013
Hyn në fuqi
17 korrik 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2013-04-17

LIGJ

Nr. 109/2013

PËR ADMINISTRATËN GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është rregullimi i organizimit, funksionimit dhe i statusit të administratës gjyqësore, duke përcaktuar strukturën organizative, kompetencat funksionale, si dhe të drejtat, detyrimet e përgjegjësitë e nëpunësve të administratës gjyqësore.

Neni 2

Misioni

1. Misioni i administratës gjyqësore është kryerja e funksioneve në mbështetje të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit për realizimin me efektivitet të misionit të tyre të dhënies së drejtësisë, si dhe ofrimi i shërbimeve ndaj publikut.

2. Administrata gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, kryen veprimtari procedurale dhe veprimtari administrative.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Administratë gjyqësore” është tërësia e nëpunësve që ushtrojnë funksione publike me natyrë procedurale apo administrative, si dhe funksione të shërbimeve mbështetëse në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit.

2. “Nëpunës civilë gjyqësorë” janë nëpunësit që ushtrojnë funksione publike me natyrë procedurale apo administrative, si dhe funksione të shërbimeve mbështetëse në administratën gjyqësore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.