Ligj

Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 112/2013, datë 4 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 shkurt 2015.

Numri
112/2013
Data e miratimit
4 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 15 prill 2013
Hyn në fuqi
30 prill 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2013-04-15

LIGJ

Nr. 112/2013

PËR DEKORATAT, TITUJT E NDERIT, MEDALJET DHE TITUJT VENDORË TË NDERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 92 shkronja “ç” dhe 113 pika 1 shkronja “dh” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është njohja e përkushtimit ndaj Republikës së Shqipërisë, interesave kombëtarë dhe shoqërisë, nëpërmjet përcaktimit të rregullave për vlerësimin e personave me merita dhe kontribut të veçantë për vendin, si dhe shpërblimin e tyre.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i llojeve të dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit, që jepen në Republikën e Shqipërisë, si dhe i autoriteteve shtetërore përgjegjëse, rregullave, procedurave dhe kritereve për propozimin, shqyrtimin, dhënien dhe mbajtjen e tyre.

Neni 3

Parimi i përgjithshëm

1. Dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit udhëhiqet nga parimet e vlerësimit të kontributit, meritokracisë, transparencës dhe mirënjohjes publike.

2. Përfitimi i një dekorate, titulli nderi, medaljeje apo titulli vendor nderi nuk është një e drejtë dhe nuk mund të kërkohet si e tillë, në rrugë individuale apo institucionale.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 19 shkurt 2015 · 10/2015 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.