Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar
Ligji nr. 115/2013, datë 11 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 115/2013
- Data e miratimit
- 11 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 19 prill 2013
- Hyn në fuqi
- 4 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2013-04-19
LIGJ
Nr. 115/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9584, DATË 17.7.2006 “PËR PAGAT,
SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA KUSHTETUESE
DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA ME LIGJ”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të
pavarura kushtetuese dhe të ins titucioneve të tjera të pavarura , të krijuara me ligj”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2 pika 1, fjalët “Avokati i Prokurimeve” hiqen dhe sht ohen fjalët “Komisioneri për
Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Neni 2
Në klasifikimin “D” të lidhjes nr. 1, që përmendet në nenin 4, bëhet ndryshimi dhe shtesa e
mëposhtme:
1. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:
“9. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 0,6;”.
2. Pas pikës 9 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje:
“10. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi 0,6.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe për komisionerët e përmendur në
nenin 1 të këtij ligji i shtrin efektet financiare nga data e emërimit në detyrë.
Miratuar në datën 11.4.2013
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.