Për aderimin në rezolutën e Bordit të Guvernatorëve të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB)
Ligji nr. 113/2013, datë 11 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 113/2013
- Data e miratimit
- 11 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 19 prill 2013
- Hyn në fuqi
- 4 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2013-04-19
LIGJ
Nr. 113/2013
PËR ADERIMIN NË REZOLUTËN E BORDIT TË GUVERNATORËVE
TË BANKËS SË DETIT TË ZI PËR TREGTI DHE ZHVILLIM (BSTDB)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Aderimin në rezolutën nr. 99, datë 5 tetor 2008, të Bordit të Guvernatorëve të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB) “Nënshkrimi për rritjen e kapitalit të autorizuar të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim”.
Neni 2
Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, rregullat dhe autoritetin kompetent për realizimin e rritjes së aksioneve të Republikës së Shqipërisë në kapitalin e Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.4.2013
Shpallur me dekretin nr. 8103, datë 18.4.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.