Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 114/2013, datë 11 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
114/2013
Data e miratimit
11 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 19 prill 2013
Hyn në fuqi
1 janar 2014
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2013-04-19

LIGJ

Nr. 114/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9877, DATË 18.2.2008 “PËR ORGANIZIMIN E

PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “a” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar”, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Neni 26 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 26

Paga e gjyqtarit dhe e kryetarit të gjykatës së shkallës së parë

1. Paga për funksion e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë është e barabartë me 60 për qind të

pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri

në 25 vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

2. Paga për funksion e gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë të krimeve të rënda ë sht ë e

barabartë me 60 për qind të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Mbi pagën për funksion, për kushte të

veçanta pune, shtohet 10 për qind. Pas 5 vjet vjetërsie në shërbim, për çdo vit vjetërsi, kjo pagë, deri në 25

vjet shërbim, shtohet me 2 për qind në vit, por jo më shumë se paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.