Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 122/2013, datë 18 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 122/2013
- Data e miratimit
- 18 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 3 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 1 shtator 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2013-05-03
LIGJ
Nr. 122/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996 “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Në nenin 35 paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë:
“Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë të gjitha çështjet që, sipas këtij neni, në gjykatën e shkallës së parë gjykohen nga një gjyqtar. Çështjet e tjera gjykohen me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë. Gjykata e Lartë gjykon në kolegje të bashkuara me pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve, çështjet e parashikuara shprehimisht në dispozita të tjera të këtij Kodi.”.
Neni 2
Në nenin 63, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Gjykata e Lartë shqyrton ankimin në dhomë këshillimi, në kolegj, me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë dhe shprehet me vendim të arsyetuar jo më vonë se tridhjetë ditë nga momenti i depozitimit të ankesës.”.
Neni 3
Në nenin 64, në fund të paragrafit të dytë shtohen fjalët “sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin e dytë të nenit 63 të këtij Kodi.”.
Neni 4
Neni 75 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 75
Kompetenca për shqyrtimin e kërkesës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.