Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Ligji nr. 120/2013, datë 18 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
120/2013
Data e miratimit
18 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 3 maj 2013
Hyn në fuqi
18 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2013-05-03

LIGJ

Nr. 120/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008

“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 3 65 ditë dhe caktohet sipas

formulës: Cilindrata në cm

3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa

fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 1 0 lekë për benzinën. Koeficienti sipas

vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me

vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të

mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga struktu rat e Drejtorisë së Përgjithshme të

Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kry erjes së kontrollit teknik vjetor të

detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga

mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.