Për dhënien në përdorim të truallit institucioneve arsimore, shëndetësore dhe të përkujdesjes shoqërore
Ligji nr. 119/2013, datë 18 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 119/2013
- Data e miratimit
- 18 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 3 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2013-05-03
LIGJ
Nr. 119/2013
PËR DHËNIEN NË PËRDORIM TË TRUALLIT INSTITUCIONEVE ARSIMORE,
SHËNDETËSORE DHE TË PËRKUJDESJES SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i fondit “Truall për shkollë, spitale,
qendra komunitare të kujdesit shëndetësor dhe qendra të përkujdesjes shoqërore”, më poshtë i quajtur
“fondi”, si dhe përcaktimi i organeve përgjegjëse për menaxhimin e tij, në përputhje me qëllimin e krijimit.
2 . Fondi, sipas pikës 1 të këtij neni, krijohet nga pronat e paluajtshme të shtetit, sipas përcaktimeve
të legjislacionit në fuqi, dhe nga dhurimet e ligjshme.
Neni 2
1. Burimi i krijimit të fondit “Truall për shkollë, spitale, qe ndra komunitare të kujdesit
shëndetësor dhe qendra të përkujdesjes shoqërore” janë sipërfaqet e trojeve në pronësi të shtetit, që
ndodhen brenda vijave kufizuese të qyteteve apo qendrave të banuara.
2. Fondi planifikohet nga grupi te knik ndërinstitucional, i ngritur me urdhër të Kryeministrit,
me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjet ikës, Ministria e Arsimit dhe
Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës, Çështjev e Sociale dhe Shanseve të Barabarta,
Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Komb ëtare e Planifikimit të Territorit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.