Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 121/2013, datë 18 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 121/2013
- Data e miratimit
- 18 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 3 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 1 shtator 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2013-05-03
LIGJ
Nr. 121/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994 “KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:
Neni 1
Neni 318 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 318
Koha e çeljes së trashëgimisë
Trashëgimia çelet kur vdes trashëgimlënësi.
Në rastin e shpalljes së personit të vdekur, trashëgimia çelet ditën kur, sipas vendimit gjyqësor, personi konsiderohet i vdekur.”.
Neni 2
Pas nenit 318 shtohen nenet 318/1 dhe 318/2 me këtë përmbajtje:
“Neni 318/1
Vendi i çeljes së trashëgimisë
Trashëgimia çelet në vendin ku ka pasur vendbanimin e fundit trashëgimlënësi. Kur vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit nuk dihet, trashëgimia çelet në vendin ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj.
Neni 318/2
Ligji i zbatueshëm
Trashëgimia rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur.”.
Neni 3
Neni 333 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 333
Heqja dorë nga trashëgimia
Heqja dorë nga trashëgimia duhet të bëhet me deklaratë të shkruar, që regjistrohet te noteri i njësisë vendore ku është çelur trashëgimia, ose me deklaratë noteriale të redaktuar nga noteri.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.