Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar

Ligji nr. 130/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
130/2013
Data e miratimit
25 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 78, 13 maj 2013
Hyn në fuqi
28 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2013-05-13

LIGJ

Nr. 130/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 129, DATË 11.5.2009 “PËR GJENDJEN CIVILE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. “Emra/mbiemra të papërshtatshëm” janë emrat me karakter fyes, imoral ose racist, qesharakë, të vështirë për t’u thirrur, apo që të çojnë në konfuzion, të përcaktuar si të tillë në udhëzim të ministrit, me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. Çdo institucion, organ, person juridik apo fizik, privat apo shtetëror, që nuk përfshihet në pikën 2 të këtij neni, mund të kërkojë dhe të marrë të dhënat e gjendjes civile të një personi, vetëm nëse merr pëlqimin me shkrim nga ana e personit, subjekt i të dhënave. Në këtë rast, të dhënat e gjendjes civile përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë marrë dhe për të cilin ka dhënë pëlqimin me shkrim personi, subjekt i të dhënave.”.

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.