Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011“Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 126/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 126/2013
- Data e miratimit
- 25 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 76, 10 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2013-05-10
LIGJ
Nr. 126/2013
PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011
“PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 383, datë 24.2 .2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në
Republikën e Shqipërisë”, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
Neni 1
Pas nenit 42 shtohet neni 42/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 42/1
Nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri më 1 janar 2014, baza e llogaritjes së kontributit dhe përqindja
mbi të bëhen si më poshtë:
1. Kontributet llogariten:
a) në përqindje mbi pagën për:
i) personat e punësuar;
ii) të huajt e punësuar në Shqipëri;
b) në masë fikse për:
i) të vetëpunësuarit (shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri) dhe punëdhënësit;
ii) punonjësit e papaguar të familjes;
c) në masë fikse për:
i) pjesën që derdhet nga Buxheti i Shtetit, sipas nenit 23.
2. Kontributi, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, është 3,4 për qind e pagës bruto, duke pasur si
pagë minimale e maksimale atë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për kontributet e sigurimeve shoqërore.
Pagesa e këtij kontributi ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.