Ligj

Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Rapiscan Security, INC.”, si koncesionar, për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit

Ligji nr. 123/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
123/2013
Data e miratimit
25 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 74, 10 maj 2013
Hyn në fuqi
25 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2013-05-10

LIGJ

Nr. 123/2013

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE SHOQËRISË “RAPISCAN SECURITY, INC.”, SI KONCESIONAR, PËR FINANCIMIN, NGRITJEN DHE OPERIMIN E SHËRBIMIT TË SKANIMIT TË KONTEINERËVE E AUTOMJETEVE TË TJERA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DHE TARIFËS SË SHËRBIMIT TË SKANIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Rapiscan Security INC.”, si koncesionar, për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera.

Neni 2

Tarifa e shërbimit të skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera është në vlerën 39 euro (pa përfshirë TVSH-në). Shërbimi i skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH me shkallë tatimore 0 (zero).

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 25.4.2013

Shpallur me dekretin nr. 8143, datë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE KONCESIONI

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.