Për koncesionet dhe partneritetin publik privat
Ligji nr. 125/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 4 prill 2024.
- Numri
- 125/2013
- Data e miratimit
- 25 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 76, 10 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2013-05-10
LIGJ
Nr. 125/2013
PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është të krijojë një kuadër të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen, thithjen dhe krijimin e lehtësive për investimet që realizohen si koncesione/partneritete publike private.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje koncesionesh/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në koncesione/partneritete publike private, procedurat për dhënien e kontratave të tilla, si nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve të koncesionit/partneritetit publik privat, çështjet që kanë të bëjnë me rregullimet financiare dhe mbështetjen, në lidhje me koncesionet/partneritetet publike private, politikën e këtyre koncesioneve e autoritetin për zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që lidhen me koncesionet/partneritetet publike private.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Koncesion” është koncesioni i punëve publike ose koncesioni i shërbimeve publike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 korrik 2014 · 88/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 125/2013, “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”
- 16 korrik 2015 · 77/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
- 18 korrik 2019 · 50/2019 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar
- 4 prill 2024 · 28/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.