Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar

Ligji nr. 124/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
124/2013
Data e miratimit
25 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 76, 10 maj 2013
Hyn në fuqi
25 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2013-05-10

LIGJ

Nr. 124/2013

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, në fund të nenit

8/1, pas pikës 10 shtohet pika 11 me këtë përmbajtje:

“11. Të ardhurat që një fermer i regjistruar përfiton nga shitj a e tokës bujqësore te një fermer apo

person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor. Këshilli i Ministrave përcakton kushtet dhe procedurën

që garanton mosndryshimin e destinacionit të tokës së blerë.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 25.4.2013

Shpallur me dekretin nr. 8144, datë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.