Për ratifikimin e marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes së agjencisë Istisna’a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për ndërtimin e segmentit Qukës–Qafëplloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë–Korçë
Ligji nr. 128/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 128/2013
- Data e miratimit
- 25 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 13 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2013-05-13
LIGJ
Nr. 128/2013
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE TË MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR NDËRTIMIN E SEGMENTIT QUKËS – QAFËPLLOÇË, SI PJESË E KORRIDORIT RRUGOR
TIRANË – KORÇË
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja Istisna’a dhe marrëveshja e Agjencisë Istisna’a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për ndërtimin e segmentit Qukës - Qafëplloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë - Korçë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.4.2013
Shpallur me dekretin nr. 8146, datë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.