Për ratifikimin e kontratës për zgjatjen dhe përmirësimet e kontratës së koncesionit “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve
Ligji nr. 129/2013, datë 25 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2013
- Data e miratimit
- 25 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 80, 15 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2013-05-15
LIGJ
Nr. 129/2013
PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS PËR ZGJATJEN DHE PËRMIRËSIMET E KONTRATËS
SË KONCESIONIT “PËR PRODHIMIN DHE SHPËRNDARJEN E KARTAVE TË
IDENTITETIT DHE TË PASAPORTAVE ELEKTRONIKE” NDËRMJET MINISTRISË SË
BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIMIT TË MORPHO DHE
FONDIT SHQIPTARO-AMERIKAN TË NDËRMARRJEVE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet kontrata për zgjatjen dhe përmirësimet e kontratës së koncesionit “Për prodhimin dhe
shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektroni ke” ndërmjet Ministrisë së Brendshme të
Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit Morpho dhe Fondit Shqipta ro-Amerikan të Ndërmarrjeve, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.4.2013
Shpallur me dekretin nr. 8147, datë 2.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.