Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar
Ligji nr. 137/2013, datë 29 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 137/2013
- Data e miratimit
- 29 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 80, 15 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2013-05-15
LIGJ
Nr. 137/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 033, DATË 11.12.2008 “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Fusha e zbatimit
Fusha e zbatimit të këtij ligji përfshin subjektet, që ushtrojnë veprimtarinë sipas kategorive të lojërave të fatit, të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji, subjektet, të cilat kanë detyrimin për t'u pajisur me leje për ushtrim lojërash promocionale të fatit, subjektet, të cilat importojnë dhe tregtojnë pajisje për lojëra fati dhe pjesë këmbimi të tyre, si dhe autoritetin e mbikëqyrjes e të kontrollit të tyre.”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 5, pas fjalëve “kazino elektronike” shtohen fjalët “kazino elektronike në distancë”.
2. Pas pikës 30 shtohet pika 31 me këtë përmbajtje:
“31. “Kazino elektronike në distancë” do të thotë kazino elektronike, sipas përkufizimit të dhënë në pikën 21 të këtij neni, por që ushtron aktivitet me çdo mjet komunikimi elektronik në distancë, duke përfshirë teknologjinë e telefonisë së lëvizshme, si dhe internetin, por pa u kufizuar vetëm në to.”.
Neni 3
Në nenin 5, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.