Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike”

Ligji nr. 135/2013, datë 29 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
135/2013
Data e miratimit
29 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 15 maj 2013
Hyn në fuqi
30 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2013-05-15

LIGJ

Nr. 135/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 128, DATË 11.5.2009 “PËR

TREGTINË ELEKTRONIKE”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 pika 2, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

“d) për çështjet që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “d” shfuqizohet.

2. Pas shkronjës “f” shtohen shkronjat “g”, “gj”, “h”, “i” dhe “j” me këtë përmbajtje:

“g) “Fusha e koordinuar” janë rregullat e përcaktuara në legjis lacionin në fuqi për shërbimet e

shoqërisë së informacionit dhe ofruesit e shërbimit, si dhe rre gullat për krijimin e operimin e shërbimeve

të shoqërisë së informacionit, pavarësisht nëse ato janë të nat yrës së përgjithshme apo të projektuara

specifikisht për to.

gj) “Regjistri i përjashtimeve” është regjistri që ofruesi i shërbimit mban për regjistrimin e

personave, të cilët nuk kanë dëshirë të marrin komunikime tregtare të pakërkuara.

h) “Transmetimi i thjeshtë” ( mere conduit) është shërbimi i ofruar nga një ofrues shërbimi për

sigurimin e aksesit në rrjetin e komunikimit ose për sigurimin e shërbimit të transmetimit të të dhënave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.