Ligj

Për censin e bujqësisë

Ligji nr. 66/2026, datë 16 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2026
Data e miratimit
16 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 165, 30 korrik 2026
Hyn në fuqi
14 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2026-07-30

LIGJ

Nr. 66/2026

PËR CENSIN E BUJQËSISË1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon organizimin dhe realizimin e censit të bujqësisë në nivelin e njësive ekonomike

bujqësore brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi i censit të bujqësisë

Censi i bujqësisë bëhet me qëllim, që:

a) të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të detajuar për të gjitha njësitë ekonomike bujqësore

brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;

b) të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, përfshirë ato gjinore në fushën e bujqësisë, të

nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit bujqësor

në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimet statistikore të përcaktuara në legjislacionin për

statistikat zyrtare;

c) të krijojë regjistrin statistikor të njësive ekonomike bujqësore.

Neni 3

Fusha e zbatimit të censit të bujqësisë

1. Censi i bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo

që kryejnë aktivitet bujqësor dhe/ose blegtoral brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Objekt

i censit janë njësitë ekonomike bujqësore që tregtojnë plotësisht ose pjesërisht produktet e tyre, si

dhe ato që prodhojnë vetëm për konsum familjar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.