Për sistemin e pagesave
Ligji nr. 133/2013, datë 29 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 tetor 2026.
- Numri
- 133/2013
- Data e miratimit
- 29 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 14 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 14 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2013-05-14
LIGJ
Nr. 133/2013
PËR SISTEMIN E PAGESAVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ligji synon të nxisë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit kombëtar të pagesave në Shqipëri.
Neni 2
Objekti
1. Ligji përcakton parimet bazë që kanë të bëjnë me licencimin, rregullimin, mbikëqyrjen e elementeve të rëndësishme të sistemit kombëtar të pagesave, si dhe përcakton rregullat për mbrojtjen e sistemeve.
2. Në mënyrë të veçantë, dispozitat e kreut IV të ligjit rregullojnë të gjitha rastet e marrëveshjeve të kolateralit financiar.
Neni 3
Bashkëpunimi ndërinstitucional
Banka e Shqipërisë, në përmbushjen e detyrave të saj, të përcaktuara në këtë ligj, bashkëpunon me cilindo autoritet vendas dhe/ose të huaj, me qëllim shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e veprimtarive, apo realizimin e marrëveshjeve të tjera të bashkëpunimit, nëse gjykohet e nevojshme.
Neni 4
Komiteti Kombëtar i Sistemit të Pagesave
Banka e Shqipërisë mund të krijojë një komitet kombëtar për sistemin e pagesave, duke përcaktuar objektivat, funksionet, detyrat, përbërjen dhe rregullat për funksionimin e tij.
Neni 5
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 tetor 2026 · 102/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013, “Për sistemin e pagesave”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.