Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8537, datë 18.10.1999 “Për barrët siguruese”, të ndryshuar
Ligji nr. 132/2013, datë 29 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 132/2013
- Data e miratimit
- 29 prill 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 14 maj 2013
- Hyn në fuqi
- 29 maj 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2013-05-14
LIGJ
Nr. 132/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8537, DATË 18.10.1999
“PËR BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8537, datë 18.10. 1999 “Për barrët siguruese”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1 dhe në të gjithë ligjin termat “pasuri e paprekshme ”, “instrument”, “letër me vlerë”
dhe “llogari” shfuqizohen.
Neni 2
Në nenin 4, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:
“ë) marrëveshjet e kolateralit financiar, të rregulluara me ligj të posaçëm.”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 29.4.2013
Shpallur me dekretin nr.8165, datë 13.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.