Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar

Ligji nr. 131/2013, datë 29 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
131/2013
Data e miratimit
29 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 80, 15 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 80, datë 2013-05-15

LIGJ

Nr. 131/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7829, DATË 1.6.1994 “PËR NOTERINË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 37, pas pikës 9 shtohen pikat 10 dhe 11 me këtë përmbajtje:

“10. Administron Regjistrin Kombëtar të Testamenteve, në të cilin regjistrohen testamentet e nënshkruara prej noterëve.

11. Administron Regjistrin Kombëtar të Dëshmive të Trashëgimisë, në të cilin regjistrohen dëshmitë e trashëgimisë ligjore dhe testamentare.”.

Neni 2

Në nenin 52, pas paragrafit të dytë shtohen paragrafët e tretë dhe të katërt me këtë përmbajtje:

“Noteri, pasi të ketë redaktuar testamentin, në përputhje me paragrafët e parë dhe të dytë të këtij neni, bën regjistrimin e tij në Regjistrin Kombëtar të Testamenteve pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Noteri refuzon përpilimin e aktit nëse disponimet e trashëgimlënësit nuk respektojnë elementet e vlefshmërisë së testamentit, sipas Kodit Civil.”.

Neni 3

Neni 53 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 53

Kërkesa për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë

Noteri, pasi vihet në dijeni zyrtarisht nëpërmjet një kërkese të shkruar nga personat e interesuar:

a) kontrollon kompetencën vendore të tij, në përputhje me parashikimet e Kodit Civil;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.