Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së eksportit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Erste Bank Der Oesterreichischen Sparkassen AG për projektin e tatimit elektronik (E-Taxation)

Ligji nr. 134/2013, datë 29 prill 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
134/2013
Data e miratimit
29 prill 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 14 maj 2013
Hyn në fuqi
29 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2013-05-14

LIGJ

Nr. 134/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË SË EKSPORTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ERSTE BANK DER OESTERREICHISCHEN SPARKASSEN AG PËR PROJEKTIN E TATIMIT ELEKTRONIK (E-TAXATION)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e kredisë së eksportit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Erste Bank Der Oesterreichischen Sparkassen AG për projektin e tatimit elektronik (E-Taxation).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 29.4.2013

Shpallur me dekretin nr. 8167, datë 13.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.