Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar

Ligji nr. 141/2013, datë 2 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
141/2013
Data e miratimit
2 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 20 maj 2013
Hyn në fuqi
4 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2013-05-20

LIGJ

Nr. 141/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006

“PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”,

të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Në ndryshim nga kushti i përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, ky ligj mund të zbatohet për

objektet e ndërtuara pa leje, të ngritura pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit, vetëm në rast se për to procedura e

legalizimit nuk kërkon kalim pronësie mbi truallin.”.

2. Pika 4/2 ndryshohet si më poshtë:

“4/2. Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale të ngritura pranë akseve rrugore,

në përputhje me distancat e përcaktuara në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.”.

Neni 2

Në të gjitha nenet e ligjit, fjalët “në përputhje me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.