Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 145/2013, datë 2 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
145/2013
Data e miratimit
2 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 20 maj 2013
Hyn në fuqi
4 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2013-05-20

LIGJ

Nr. 145/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7905, DATË 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 75/a bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Fjalët “79 shkronjat c dhe ç” zëvendësohen me fjalët “78/a, 79 shkronja “ç”, 79/a, 79/b, 79/c”.

b) Numri 114/b hiqet.

Neni 2

Në nenin 406, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Kur jep vendim dënimi gjykata e ul dënimin me burgim ose gjobë me një të tretën. Dënimi me

burgim të përjetshëm zëvendësohet me tridhjetë e pesë vjet burgim.”.

Neni 3

Pavarësisht ndryshimeve, sipas nenit 1 të këtij ligji, procedimet penale të filluara përpara hyrjes në fuqi

të këtij ligji do të gjykohen nga gjykata që ka kompetencën lën dore, sipas legjislacionit në fuqi në momentin e

kryerjes së veprës penale.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.5.2013

Shpallur me dekretin nr. 8177, datë 14.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.