Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 10 039, datë 22.12.2008 “Për ndihmën juridike”

Ligji nr. 143/2013, datë 2 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
143/2013
Data e miratimit
2 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 20 maj 2013
Hyn në fuqi
4 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2013-05-20

LIGJ

Nr. 143/2013

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 10 039, DATË 22.12.2008

“PËR NDIHMËN JURIDIKE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 039, datë 22.12.2008 “Për ndihmën juridike”, bëhen shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 11, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Ndihma juridike përfshin edhe përjashtimin, në proceset gjy qësore civile dhe administrative, të

individit nga pagimi i taksës mbi aktet, si dhe i shpenzimeve të nevojshme për njoftimet ose shërbimet e tjera

gjyqësore.”.

Neni 2

Në nenin 12, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:

“e) përjashtimin, në proceset gjyqësore civile dhe administrati ve, nga pagimi i taksës mbi aktet, si dhe

i shpenzimeve të nevojshme për njoftimet ose shërbimet e tjera gjyqësore.”.

Neni 3

Pas nenit 12 shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 12/1

Klinikat ligjore vendore

1. Dhënia e informacionit për sistemin ligjor në Republikën e Shqipërisë, për aktet normative në fuqi,

të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit, mënyrat e ushtrimit të të drejtave të individit në proceset gjyqësore

dhe ato jashtëgjyqësore, si dhe dhënia e asistencës në hartimin e dokumenteve juridike apo në forma të tjera

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.