Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 10 239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”

Ligji nr. 140/2013, datë 2 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
140/2013
Data e miratimit
2 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 20 maj 2013
Hyn në fuqi
4 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2013-05-20

LIGJ

Nr. 140/2013

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 239, DATË 25.2.2010 “PËR KRIJIMIN E FONDIT

SPECIAL TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në shkronjën “b” të pikës 1 të nenit 3 të ligjit nr. 10 239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special

të kompensimit të pronave”, fjalët “në masën 65 për qind të vle rës së shitjes për objektet” zëvendësohen me

fjalët “në masën 20 deri në 65 për qind të vlerës së shitjes për objektet, në varësi të shumës që është shlyer në

lekë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.5.2013

Shpallur me dekretin nr. 8173, datë 14.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.