Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 144/2013, datë 2 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
144/2013
Data e miratimit
2 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 83, 20 maj 2013
Hyn në fuqi
4 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2013-05-20

LIGJ

Nr. 144/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1/c paragrafi i parë, pas fjalëve “të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit,” shtohen fjalët “të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve,”.

Neni 2

Në nenin 32, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

“Dënimi me burgim për krimet jepet për një kohë nga pesë ditë deri në tridhjetë e pesë vjet.

Neni 3

Në nenin 34, paragrafi i pestë ndryshohet si më poshtë:

“Për personat që kryejnë krime për motive fitimi të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, gjykata vendos sipas nenit 36 të këtij Kodi, konfiskimin e mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale ose, në mungesë të tyre, dënim me gjobë në masën nga 100 mijë deri në 5 milion lekë.”.

Neni 4

Neni 39 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 39

Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një veprimtarie

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.