Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.p.A. për financimin e programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare

Ligji nr. 147/2013, datë 6 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
147/2013
Data e miratimit
6 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 88, 27 maj 2013
Hyn në fuqi
11 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2013-05-27

LIGJ

Nr. 147/2013

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E

FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA S. P. A. PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË NDIHMËS

SË INTEGRUAR PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME

SHQIPTARE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtet utës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Mini strave të Republikës së Shqipërisë,

përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S. p. A. për financimin e programit të ndihmës së

integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 6.5.2013

Shpallur me dekretin nr. 8184, datë 21.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.