Për disa ndryshime në ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, të ndryshuar
Ligji nr. 153/2013, datë 30 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 153/2013
- Data e miratimit
- 30 maj 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 7 qershor 2013
- Hyn në fuqi
- 22 qershor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2013-06-07
LIGJ
Nr. 153/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8550, DATË 18.11.1999
“STATUSI I DEPUTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke iu
marrë mendime apo duke iu dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata
që shqyrtohen dhe miratohen në Kuvend.”.
Neni 2
Në nenin 6, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Organet e qeverisjes vendore dhe prefekturat, në fillim të çdo muaji, njoftojnë deputetët e qarkut
ku ata janë zgjedhur për kalendarin e mbledhjeve, duke përfshirë ndryshimet e mundshme që mund t'i bëhen
atij.”.
Neni 3
Neni 8 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 8
1. Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së
tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni
tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.
2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.