Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të ndryshuar

Ligji nr. 154/2013, datë 30 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
154/2013
Data e miratimit
30 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 7 qershor 2013
Hyn në fuqi
22 qershor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2013-06-07

LIGJ

Nr. 154/2013

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 418, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT

DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e depute tit Edmond

Spaho,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 35 të ligjit nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të

borxhit tatimor dhe doganor”, të ndryshuar, data “31 mars 2012” bëhet “data 31 dhjetor 2013”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 30.5.2013

Shpallur me dekretin nr.8217, datë 4.6.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.