Për nëpunësin civil
Ligji nr. 152/2013, datë 30 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 mars 2017.
- Numri
- 152/2013
- Data e miratimit
- 30 maj 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 7 qershor 2013
- Hyn në fuqi
- 1 tetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2013-06-07
LIGJ
Nr. 152/2013
PËR NËPUNËSIN CIVIL
Në mbështetje të neneve 81 pika 2, 83 pika 1 dhe 107 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Ky ligj ka për qëllim krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë,
integritet moral dhe paanësi politike.
2. Ligji rregullon marrëdhënien juridike ndërmjet shtetit dhe nëpunësit civil (në vazhdim
“marrëdhënia e shërbimit civil”) dhe përcakton rregullat për administrimin e shërbimit civil. Marrëdhënia e
shërbimit civil është marrëdhënie juridike e natyrës administrative.
Neni 2
Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet për çdo nëpunës (në vazhdim “nëpunës civil”), që ushtron një funksion publik në një
institucion të administratës shtetërore, institucion të pavarur apo njësi të qeverisjes vendore, me përjashtim të:
a) të zgjedhurve;
b) ministrit dhe zëvendësministrit;
c) funksionarët e emëruar nga Kuvendi, Presidenti i Republikës ose Këshilli i Ministrave;
ç) gjyqtarit dhe prokurorit;
d) nëpunësit të administratës gjyqësore;
dh) ushtarakut të Forcave të Armatosura;
e) personelit të Shërbimit Informativ Shtetëror;
ë) personelit të njësive publike direkte të shërbimit;
f) anëtarit dhe kryetarit të organeve kolegjiale drejtuese të komiteteve apo institucioneve në varësi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 tetor 2013 · 161/2013 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 30.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil””
- 18 dhjetor 2014 · 178/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL”
- 30 mars 2017 · 41/2017 · PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.