Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”

Ligji nr. 151/2013, datë 30 maj 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
151/2013
Data e miratimit
30 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 7 qershor 2013
Hyn në fuqi
1 tetor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2013-06-07

LIGJ

Nr. 151/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8588, DATË 15.3.2000 “PËR

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “a” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozi min e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të

Republikës së Shqipërisë”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Përbërja e Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë.”.

Neni 2

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 3

Kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e gjyqtarëve

1. Gjyqtar në Gjykatën e Lartë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që përmbush këto kushte:

a) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

b) të ketë punuar si:

i) gjyqtar për jo më pak se 13 vjet, nga të cilat të paktën 5 vite pune si gjyqtar pranë Gjykatës së

Apelit;

ii) jurist me jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale në funksione publike në administratën e

Kuvendit, administratën e Presidentit, aparatin e Këshillit të Ministrave, ministri dhe institucione qendrore të

pavarura, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, prokuror, avokat dhe personelin akademik të arsimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.