Ligj

Për masat kundër financimit të terrorizmit

Ligji nr. 157/2013, datë 10 tetor 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 korrik 2023.

Numri
157/2013
Data e miratimit
10 tetor 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 172, 29 tetor 2013
Hyn në fuqi
13 nëntor 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2013-10-29

LIGJ

Nr. 157/2013

PËR MASAT KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT

Në mbështetje të neneve 78, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton masat kundër financimit të terrorizmit, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin, miratimin, kontrollin dhe zbatimin e tyre.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e veprimtarive të terroristëve dhe e atyre që mbështesin dhe financojnë terrorizmin, apo të atyre, për të cilët ka dyshime të bazuara që kanë kryer, po kryejnë ose kanë qëllim të kryejnë veprimtari të tilla, nëpërmjet bllokimit, sekuestrimit të fondeve e pasurive të tyre, në zbatim të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akteve të organizatave të tjera ndërkombëtare apo marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, përveçse kur përcaktohet shprehimisht ndryshe në dispozita të veçanta të tij, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 6 prill 2017 · 43/2017 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 157/2013, “PËR MASAT KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”
  2. 17 qershor 2019 · 32/2019 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar
  3. 21 korrik 2023 · 63/2023 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 157/2013, "Për masat kundër financimit të terrorizmit", të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.